Krasniqi ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për vdekjen e nënës, Ajshe Veseli.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare.

“Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe. Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë”.

“Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun. Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!”, shkruan Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme