Krasniqi për presidentin Rugova: Ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook për presidentin Ibrahim Rugova ka thënë se ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

“Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë”.

“Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme