Krasniqi: Prokuroria të hetojë pretendimet e manipulimit të votave të komunitetit joserb

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 11:53 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria e Shtetit do të duhej të fillojë hetimet për pretendimet e disa partive politike dhe OJQ-ve, lidhur me manipulimin e votave të komuniteteve joserbe në Kosovë, ka thënë Albert Krasniqi menaxher i programeve në Demokraci Plus, raporton Ekonomia Online.

Ai vlerëson se ka dyshime për manipulim të këtyre votave, kur shihet votat që kanë paritë nga komuniteti boshnjak në komunat me shumicë serbe, si dhe daljen e qytetarëve në zgjedhje në këto komuna.

“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve na shfaqin që një parti e komunitetit boshnjakë dhe rome kanë marr vota në lokalitetet me shumicë serbe pa pasur ndonjë program për t’i integruar serbët dhe përkrahja e tyre është përtej çdo parashikimi për shkak se është shumë e lartë”.

“Dyshimet shtohet kur e shohim edhe daljen në zgjedhje që është në disproporcion të lartë me daljen në tërë vendin, por dhe po ashtu në krahasim më zgjedhjet paraprake në të njëjtat komuna.

Do duhej që Prokuroria e shtetit t’i hetojë këto pretendime të cilat po bëhet nga partitë politike por edhe OJQ që përfaqësojnë interesat e komuniteteve dhe nëse të njëjtat provohen do duhej që të anulohen zgjedhjet në këto vendvotime ku shihet  ku ka pasur manipulim ose të kërkohet përsëritja e votimit në këto komuna në mënyrë që vullneti i qytetarëve të jetë i padeformuar dhe përfaqësimi i komuniteteve të jetë efektiv”, tha Krasniqi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica e  Adrijana Hodzic, e cila ka garuar për here te pare ne zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur te fitoj 6739 vota gjithsejte. Ajo ka marrë afër  87% te këtyre votave në Komunat me shumice Serbe.

Në Komunën e Leposavicit, ajo ka marre rreth 1129 vota, ose ne Komunën e Kllokotit ne regjistrimin e popullsisë s’ka asnjë boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik  ka marre 248 vota. Ne Komunat si Prizreni e Peja ku është numri me i madh  i boshnjakeve qe jetojnë,  ajo s’ka arritur te marr as 1% te votave nga ky Komunitet.

Sipas, Albert Krasniqit një praktikë e tillë do duhej të ndalej tani, pasi siç thotë ai, nëse një gjë e tillë lejohet do të mund të abuzohej edhe në të ardhmen.

“Lejon mundësi që kjo të abuzohet në të ardhmen, mundet lehtësisht që edhe partitë politike shqiptare të përkrahin ndonjë parti politike serbe dhe kështu të mund t’i kontrollojnë të gjitha ato 10 ulëse që janë të ndara për komunitetin serb.

Prandaj s’do duhej të lejohej si praktikë qysh në fillim kur po e shohim dhe t;ai ndalim rrugën për manipulime për të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Për dyshime për manipulim të votave kanë reaguar edhe ish-deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balje dhe ish-deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, të cilët edhe kanë paralajmëruar ankesa.

Albert Krasniqi thotë se është mirë që të gjitha partitë apo OJQ-të që kanë argumente të paraqesin akesat e tyre në organet që merrne me administrimine  zgjedhjeve dhe ato të drejtëssië, e deri në Gjykatën Kushtetuese.

Ai thotë se nëse ankesat janë të bazuara mund të ndodh që procesi i certfikimit të rezultatëve përfunimtare të vonohet.

“Ne inkurajomë partitë politke dhe ojë  që kanë prova për të dëshmuar këto pretendime që sa më parë t;i paraqesin para organëve që janë përgjegjëse për organizmin e zgjedhjve dhe për drejtësinë”, tha ai.

Dyshimet për manipulim të zgjedhjve nga Lista Serbe përmes formimit të disa partive apo iniciativave e kanë parlajmëruar para zgjedhjve edhe partitë nga komunitetet jo serbe që kanë qenë të përfaqësuara në Kuvend.

Të ngjashme