Krasniqi: Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se së shpejti pritet të funksionalizohet Spitali i Podujevës.

Krasniqi ka autorizuar dr. Afrim Tahiri, kirurg i përgjithshëm, përgjegjës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.

Lexoni të plotë postimin e SHSKUK-së:

Së shpejti pritet të funksionalizohet Spitali i Përgjithshëm në Podujevë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, ka autorizuar dr. Afrim Tahiri, kirurg i përgjithshëm, përgjegjës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.

Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale.

Po ashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

Vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksionalizuar deri tani. 

Të ngjashme