Krasniqi takoi sekretarë të bujqësisë në shtete të ShBA-së

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 16:03 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey, po merr pjesë në takimin e 100-të të Asociacionit Kombëtar të

Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë në SHBA (NASDA), që po mbahet në Lincoln të Nebraskas.

Me këtë rast ai ka pasur rastin të takojë shumë nga sekretarët për bujqësi të shteteve të ndryshme në Amerikë, si Delaware, Minnesota, Nebraska, Oklahoma, Oregon, Tennesse, Texas, Wisconsin, Wyoming, etj.

I shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, ministri Krasniqi gjatë punimeve të këtij takimi ka takuar edhe Guvernatorin e shtetit të Nebraskas, Pete Rickets.

Në këto takime ai ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, si dhe mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë, mbështetje kjo që vazhdon edhe më tutje.

Ministri theksoi bashkëpunimin që Kosova dhe shtetit i Iowa-s kanë në shumë fusha, dhe shtoi se në fushën e bujqësisë ka interesim që bashkëpunimi të zhvillohet edhe me shtete të tjera në Amerikë.

Ai po ashtu tha se Kosova mund të përfitojë edhe më shumë nga përvojat e shteteve të ndryshme në Amerikë, veçanërisht nga ato shtete ku bujqësia luan ndër rolet kyçe në ekonomi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme