Krasniqi: Të gjithë që kanë diplomë duhet të trajtojnë pacientët me Coronavirus

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka kërkuar se të gjithë punëtorët shëndetësor që kanë diplomë të kenë të drejtë të trajtojnë pacientët me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë dëgjimit publik në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, shtoi se duhet të bëhet e qartë se cilat janë kompetencat që dalin nga ky ligj.

“Ne jemi ballafaquar edhe me pandemi të tjera dhe ndoshta të bëhet një ndarje dhe saktësimi i këtij ligji pas miratimit apo mund të vazhdojë edhe më tutje për pandemi të tjera nëse shfaqen te ne”.

“Duhet të bëhen furnizime emergjente që kanë të bëjnë për Covid, apo për më gjerë. Ne në gjendje të tilla është e zbatuar të zbatohen krejt kushtet që kërkohen për trajtimin e pacientëve duhet të shtohet ku specifikisht që të gjithë punëtorët shëndetësor që kanë diplomë përkatëse të trajtojnë pacientët me Covid-19”.

Të ngjashme