Krasniqi: Të lënduarit nga gazi janë jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore, përcjell Ekonomia Online.

Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Drejtori ka falënderuar stafin shëndetësor për trajtimin e të lënduarve. Ai, ju ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe kthim në familjet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme