Krasniqi: Veseli e Thaçi janë historia e lavdishme e Kosovës

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në njëvjetorin e arrestimit nga Specialja të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka thënë se ata janë historia e lavdishme e Kosovës.

Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur se historia e Kosovës nuk do të mund as të ndryshohet as tjetërsohet.

“Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi. Sepse, kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare – e drejtë dhe e pastër qelibar.

Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë. E do ta shkruajnë edhe fitoren e kësaj beteje të fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme