“Krejt dhe Padrejt”, gastronomët paralajmërojnë mosrespektim të masave kufizuese

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 18:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që këto masa të hiqen, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë ironizuar me sloganet e Vetëvendosjes, si dhe të partive të tjera, me të cilat garuan në zgjedhjet e fundit nacionale.

Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejt”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi.”

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, tha se mbajtja e masave anti-Covid nuk ka kuptim me uljen e rasteve.

“Nuk po mujna me sigurua kafshatën e gojën. I bëjë ftesë se kemi dalë me ua çel veshët dhe sytë për ekonominë tonë, hiqni masat se nuk ka sens ma me uljen e rasteve”.

Ai ka paralajmëruar se kjo do të jetë protesta e fundit që gastronomët do ta realizojnë në këtë mënyrë, dhe se tani e tutje, protesta do realizohet me mosdëgjueshmëri qytetare dhe mosrespektim të masave kundër pandemisë”.

Ndërsa, Arian Vranica tha se Qeveria nuk ka plan për hapjen e sezonit të verën.

“Sot bëhen 430 ditë që jemi duke u ballafaquar me këtë pandemi. Të gjitha këto humbje shteti jonë nuk mund t’i mbulojë, s’ka plan për hapjen e sezonit të verës. Jemi duke e rrezikuar periudhën më të rëndësishme të shtetit. Përderisa vendet tjera janë duke menduar të hapen, Kosova nuk po e bën të njëjtën gjë”.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme