Krenaria e shtetit

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 09:33 | Nga

E formuar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës është profilizuar si strukturë e organizuar profesionale me të gjitha njësitet operative.

Ajo tashmë ka rreth 9 mijë punonjës, ndërsa është kompozuar me të gjitha njësitet funksionale, nga policia e lagjes e deri te njësitet elite të intervenimit të shpejtë.

E vlerësuar si policia më e mirë rajonale, Policia e Kosovës, sipas ekspertëve të sigurisë, ka disa sfida para vetes që duhet t’i tejkalojë. Për shumëkënd Policia konsiderohet krenaria e vendit, shkruan sot gazeta Zeri.

E themeluar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës tani numëron mbi 8900 punonjës dhe vlerësohet si një ndër policitë më profesionale në rajon.

Kështu sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, Policia e Kosovës gjatë këtyre viteve është ngritur profesionalisht dhe se tani është e aftë të luftojë krimin dhe të sigurojë sundimin e ligjit në vend.

Por, edhe pse Policia e Kosovës gëzon kredibilitet të lartë, sipas ekspertëve ajo ka sfida para vetes duke filluar me luftimin e krimit dhe korrupsionit brenda strukturave të veta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme