Krerë institucionesh e ambasadorë zotohen për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 11:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott, dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj,  kanë nënshkruar panon e zotimit për gjithëpërfshirje, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka kërkuar që edhe personat me nevoja të veçanta të jenë pjesë e proceseve. Ajo ka thënë se këto nuk mund të bëhen pa politika gjithëpërfshirëse.

Tutje Osmani ka thënë se për personat me nevoja të veçanta në Kosovë është bërë shumë pak.

“Të gjithë në Kosovë kenë një jetë më të mirë kur kemi hapësira gjithëpërfahirëse dhe politika gjithpërfshirëse për të gjithë personat me nevoja të veçanta”.

“Të gjithë e në veçanti fëmijët me nevoja të veçanta të kenë qasje në shkolla dhe të mund t’i ushtrojnë të gjithë detyrat e tyre dhe të iu plotësohen të gjitha nevojat që ata i kanë çdo ditë”.

“Kosova ka bërë shumë pak për këtë personat, dhe një numër i madh i tyre nuk mund të shkojnë në shkolla, rrugët tona në Prishtinë dhe çdo vend të jenë të qasshme për personat që janë në karrocë”.

Ambasadori britanik Nicholas Abbot ka thënë se do të përkrahen këta fëmijë me tabletë për nevojat e tyre, raporton EO.

“Ne do t’i përkrahim me tabletë fëmijët me nevoja të veçanta dhe me mësues e asistent. Ky grup ka qenë më i prekuri nga pandemia”.

Edhe Murat Sahin nga UNICEF-i ka thënë se këta fëmijë nuk do të mbeten pa mbështetje.

Të ngjashme