Kreu i AKB-së, Shahini: Covid-19 në kisha e xhami nuk ka, në qendra tregtare po

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka reaguar pas lejimit të kryerjes së riteve të ndryshme në objektet fetare në vend.

Shahini ka thënë se coronavirus nuk paska në xhamia e kisha, kurse në qendra tregtare po.

“Sot u pa se virusi nuk egziston nëpër institucione fetar në gjitha xhamitë e kosovës ishin të mbushura me pelegrin musliman të cilët nuk kishin distanc, me pelqeu ky mos ndegjim publik i këti komunitetit po kështu edhe nëpër kisha” ka shkruar ai në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Corona virusi në kisha e xhamia nuk ka nëpër qendra tregtar PO.Sot u pa se virusi nuk egziston nëpër institucione fetar në gjitha xhamitë e kosovës ishin të mbushura me pelegrin musliman të cilët nuk kishin distanc, me pelqeu ky mos ndegjim publik i këti komunitetit po kështu edhe nëpër kisha.Qeveria po duket egziston vetem për komunitetit e biznesit i cili është i ndegjueshëm të merr masa për parandalimi e virusit ku i mbylli disa mia operator ekonomik në Kosovë.AKB është kundër masave për mbyllje e kufizimin e levizjës së lirë të qendrave tregtare dhe operatorve tjerë ekonomik si jo racionale të momentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme