Kreu i IKShPK-së rrëfen luftën një vjeçare kundër armikut të padukshëm Covid-19

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadanin, pandemia e COVID-19 është një krizë globale në dimension gjigant e paparë deri sot që nga fillimi i shekullit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

“Gjatë gjithë vitit, e gjithë bota po përballet me sfidën e përbashkët për të zbutur izolimet dhe kufizimet, duke tentuar të balansojnë shqetësimet e ndryshme shëndetësore, sociale, mentale dhe ekonomike. Të paktën 186 vende kanë zbatuar shkallë të ndryshme të kufizimeve në lëvizjen e popullatës për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve shëndetësore. Rreth 82 shtete kanë zbatuar izolime të plota. Këto masa kanë shënuar një kosto të rëndë socio-ekonomike, por kanë shpëtuar shumë jetë. Këto përkufizime u kanë dhënë kohë vendeve të ulin incidencën e sëmundjeve dhe të parandalojnë dhe kontrollojnë përhapjen e sëmundjes”

“Duke qenë se përgatitjet për parandalim i kemi filluar qysh në janar të këtij viti, ne menjëherë kemi bërë planin e gatishmërisë, gjegjësisht strategjinë dhe parashikimet e mundshme në përcjelljen e situatës epidemiologjike. Ajo që është bërë në planin e gatishmërisë dhe përgjigjes deri më tani, me vijat dhe konturat e asaj që është planifikuar, në prognozë është përputhur me zhvillimet në suaza të situatës epidemiologjike. Tashmë kur po kalon një vit i plotë në pandemi dhe po e rrumbullakësojmë një vit të punës së pandërprerë, pa asnjë ditë pushimi, jemi ballëhapur se kemi bërë një vepër kolosale të shëndetësisë publike në mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, duke pasur parasysh se sëmundjet ngjitëse e në veçanti COVID-19 nuk njeh kufi, padyshim se kontributi ynë konsiderohet edhe si kontribut për mbrojtjen e shëndetit global”, ka thënë ai për Telegrafin.

Profesor Ramadani, në historinë tuaj profesionale, a jeni ballafaquar me diçka të tillë në të kaluarën?

Ramadani: Duke pasur parasysh se historiku im profesional dhe ballafaqimi në të kaluarën është pjesë e mozaikut të pandashëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, së pari do të dëshiroja që në pika të shkurta të paraqes një pasqyrë të historikut të Institutit.

Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është pararojë e shëndetit të popullatës, në vazhdën e rezultateve të shënuara në shëndetësinë publike duhet përmendur se me zbatimin e programit të zgjeruar të imunizimit janë shënuar suksese evidente në luftimin e shumë sëmundjeve infektive, vaksinë-preventabile duke e radhitur Kosovën ndër vendet me suksesin më të lartë në mbrojtjen e fëmijëve me vaksinë.

Në kuadër të IKSHPK zhvillojnë veprimtarinë laboratoretlaboratorët moderne të akredituara dhe certifikuara të Mikrobiologjisë, Qendra e LaboratoreveLaboratorëve Testuese. Qendra Kombëtare e Gripit dhe laboratoretlaboratorët tashmë të mirënjohura të diagnostikimit të COVID-19.

IKSHPK ka realizuar, poashtupo ashtu, një varg projektesh shkencore dhe ka një bashkëpunim të gjerë dhe të afërt me institucione ndërkombëtare në fushën e shëndetit publik. Në veprimtarinë e vet IKSHPK kujdeset për implementimin e të gjitha rekomandimeve të OBSH dhe ECDC në lëminëlëmine e shëndetësisë publike. Ne kemi mbajtur gjatë gjithë kohës bashkëpunim të ngushtë me organizata dhe institucionet ndërkombëtare dhe e cmojmëçmojmë lart ndihmën dhe mbështejenmbështetjen e tyre të pakursyer edhe në këtë kohë pandemie.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me veprimtarinë e vet mund të konsiderohet pa modesti si një pikë e ndritshme e shëndetësisë kosovare.

Edhe sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si institucion i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës me veprimtarinë e vet, bashkë me Qendrat e veta Rajonale dhe institucionet tjera shëndetësore gjithandej Kosovës, po zbaton me sukses strategjinë e parandalimit dhe mbrojtjes nga pandemia COVID-19. Përvoja ime profesionale prej rreth katër dekadash në epidemiologji më ka ballafaquar me shumë sfida. Po të përmenden, do të duhej më shumë se një libër. Jam ballafaquar me shumë epidemi të sëmundjeve ngjitëse, por jo vetëm me to. Shumë probleme në epidemiologjinë e sëmundjeve në Kosovë i kemi zgjidhur me sukses. Jemi ballafaquar dhe kemi dalë faqebardhë me sëmundjet vaksinë preventabile. Ne jemi vend i lirë nga paraliza e fëmijëve. Në Kosovë prej vitit 2003 nuk mund të takoni fëmijë në karrocën e invalidit që ka si shkak paralizën e fëmijëve. Mbi tri dekada jemi ballafaquar “gjoks për gjoks” me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo, me viktima të shumta që janë pasojë e pickimit nga rriqëratrriqrat.

Në terren në mënyrë të vazhdueshme me ekipet e epidemiologëve kemi bërë të pamundurën që nga identifikimi i rasteve të para në Nishor të Suharekës. Dhe, prandaj, nga viti 2013 deri sot vetëm një rast i EHKK është raportuar dhe diagnostikuar në Kosovë. Ky konsiderohet një ndër sukseset dhe të arriturat më të mëdha në historikun e shëndetësisë kosovare. Të jesh epidemiolog në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve dondonë kurajo dhe përvojë. Epidemiologu konsiderohet në njëfarë mënyre “disidenti” i shëndetësisë dhe i të gjitha regjimeve. Ai është profesionist i pavarur dhe neutral, me gjykim dhe të menduar logjik në të mirë të mirëqenies njerëzore, me një altruizëm unik, me një flijim të vetes për të mirën utilitare të njerëzimit. Epidemiologu nuk ka pushim. Ai gjurmon dhe heton në çdo kohë – ditën, natën, pa orar.

Jo më kot, simboli i epidemiologut është këpuca me tabane të shlyera. Prandaj, edhe në këtë pandemi mund të thuhet se epidemiologët e Kosovës kanë sfiduar të pamundurën, duke kombinuar epidemiologjinë klasike të terrenit, nëpër baltë, shi e borë, me epidemiologjinë moderne të teknologjisë së kohës. Profesionistët e shëndetit publik, epidemiologët dhe mikrobiologët e IKSHPK po punojnë pa orar të caktuar, me një mesatare ditore 15 orë e herë herë deri në 20 orë në ditë, pa ndërprerë, gjatë gjithë këtyre javëve e muajve, gjatë gjithë vitit.

Prandaj, mund të thuhet pa hezitim se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbetet pararojë e shëndetit të popullatës, sikur dje, edhe sot e nesër!

Epidemiologu është profesionisti shëndetësor, i cili sheh dhe funksionon nën këndvështrimin holistik. Profesionistët shëndetësor shohin qoftë si mikroskopist, qoftë si makroskopist. Epidemiologu, pos këtyre dy vizioneve, sheh dhe vrojton fenomenet edhe si teleskopist. Klinicisti e ka një cak mirë të definuar dhe shumë më të precizuar edhe po të operojë në mikroskop. Epidemiologu, ndërkaq, studion fenomenet dhe problemet shëndetësore dhe tenton t’i zgjidhë ato përmes të gjithë faktorëve ekzistues në shoqëri, jo vetëm të sistemit shëndetësor, por edhe të sistemit jo shëndetësor, ku bëjnë pjesë të gjitha degët e ekonomisë, dhe jo vetëm të saj. Pra, të gjitha dikasteret e një shteti.

Duhet vënë në pah se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike tashmë janë kalitur ekipet e profesionistëve të shkolluar brenda e jashtë vendit, secili më i mirë se tjetri dhe të krijuar në një kontekst të ekspertizës në shëndetësinë publike, ku gërshetohen epidemiologjia klasike dhe moderne, madje edhe virtuale, për luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Këto ekipe, prej fillimit të pandemisë janë në nivelin e vet të detyrës, duke i dhënë rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë dhe duke punuar pandërprerë dhe me orar jashtëzakonisht të stërngarkuar në ballafaqimin me pandeminë.

A ishim gati si shoqëri për t’u ballafaquar me këtë lloj pandemie?

Ramadani: Është pyetje shumë gjithëpërfshirëse, dhe kur bëhet një pyetje e tillë, gjithmonë përgjigja jo vetëm optimiste, por edhe realiste është po, çdoherë mund të bëhet më mirë, por atë që kemi bërë ne, e kemi bërë në suaza të krahasueshme edhe me shtetet e tjera, të avancuara në këtë drejtim. Duke pasur parasysh shumë karakteristika të punës në parandalim, në këtë drejtim, praktikisht mund të bëhet edhe më shumë, por kjo bërje më shumë, është në njëfarë mënyre e ndërlidhur me kapacitetet jo vetëm shëndetësore, por edhe ato jo-shëndetësore, që ndërlidhet me funksionalitetin e shtetit në tërësi dhe mentalitetin e sjelljet e gjithësecilitgjithsecilit. Dhe në këtë drejtim, duke pasur parasysh se sistemi ynë shëndetësor është i brishtë, jo vetëm në një pandemi si kjo, por edhe në trajtimin e sëmundjeve tjera, e kemi problemin e kapaciteteve të limituara shëndetësore.

Është shumë vështirë të definohet gatishmëria në konceptin e gjithmbarshëm shoqëror, ku gërshetohen shumë elemente, si ato sociologjike, antropologjike, mjekësore, etike, morale, juridike, ekonomike, etj. Tashmë është evidente se asnjë shoqëri në botë nuk paska qenë e gatshme të ballafaqohet me këtë virus të ri. Nuk duhet harruar se Kosova tashmë ka një përvojë të konsiderueshme në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Vetëm në periudhën e pasluftës, ne jemi ballafaquar që në fillim me dy epidemi: me tulareminë dhe me ethet hemorragjike Krime Kongo, dhe pastaj është vazhduar me pandeminë e gripit H1N1 të vitit 2009, duke përcjellur në vazhdimësi epidemi të ndryshme të helmimeve me ushqim, të sëmundjeve të traktit gastrointestinal, të gripit sezonal, dhe në fund ballafaqimi me këtë pandemi me dimensione krejt tjera, të cilat kanë tejkaluar suazat e pritshmërisë së shumë shteteve të avancuara në botë.

Faktikisht, përvoja e arritur tashmë është e jashtëzakonshme. Ne kemi hyrë me një përvojë paraprake për virusët e pandemitë e tjera, dhe për bakteriet tjera ose epidemitë që shkaktohen me mikroorganizma bakterialë. Pra, kjo është përvojë e jashtëzakonshme, e veçantë, që shoqërohet me tipare të veçanta të epidemiologjisë moderne kosovare-shqiptare, sepse faktikisht, epidemiologët e Institutit Kombëtar, si epidemiologët seniorë të cilët kanë punuar në epidemiologjinë klasike të terrenit bashkë me mua, që quhen epidemiologët e këpucëve të shlyera, dhe që ecin në terren edhe me cizmeçizme me baltë, edhe ata që janë në moshë më të re, kanë aplikuar edhe metodat klasike, edhe ato moderne e virtuale, dhe përmes Qendrës Operative të Institutit Kombëtar, kemi arritur t‘i kombinojmë këto metoda në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më efikase, duke arritur që të shkojmë në çdo shtëpi shumë herë para virusit.

Në anën tjetër, që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me COVID-19, qytetarët iu kanë bashkangjitur thirrjeve për ndërmarrjen e masave dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar me një qytetari të lartë.

Ilustrativisht do të mund të thuhej se kjo pandemi ka gërshetuar veprimin e dy figurave: profesionistit shëndetësor (“komandantit”) të mbingarkuar me angazhimin në përcjelljen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe qytetarit (“ushtarit”) të ngarkuar me detyrën që t’i zbatojë urdhëresat e “komandantit”: bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës!

Pandemia COVID-19 ka nxjerrurnxjerrë në sipërfaqe krejt problemet e grumbulluara të ndërlidhura me paaftësitë e organizimit ekipor dhe bashkëpunimit kreativ. Gjithandej, u vu në sprovë solidariteti dhe përgjigja globale.

Gjatë tërë vitit ishte problem fluksi i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër botë e edhe tek ne. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit, përderisa virusi SARS-CoV-2 është prezent. Kështu mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Më tutje, si pasojë e mosbartjesmos bartjes së maskave, rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht kanë rekomanduar që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse dhe rekomandimet e dhëna. Vazhdimisht është apeluar tek qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, të bëjnë dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Sot, edhe përkundër numrit të rritur të rasteve, mund të thuhet se situata epidemiologjike është nën kontroll dhe është e qëndrueshme dhe e përballueshme, duke vazhduar gjurmimin epidemiologjik në të gjitha rastet dhe kontaktet e dyshimta. Ka pasur një fazë parandaluese tashmë mbi një muaj e gjysmë, në të cilën Instituti Kombëtar ka ngritur alarmin e asaj se ckaçka do të mund të ndodhë kur të fillojmë me lehtësimin e masave e para arritjes së vaksinave dhe aplikimit të tyre mbetet akoma shumë punë për të bërë.

A mund ta ndani me lexuesit ndonjë moment kur ju keni menduar se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk do të mund të rikthehet më në binarë?

Ramadani: Pasi që rastet e para janë raportuar në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar kur është raportuar për një pneumoni me origjinë të panjohur, pas informatës së OBSH-së, Instituti Kombëtar menjëherë ka ngritur shkallën e alertit qysh në fillim të janarit 2020 dhe deri sot akoma gjendemi në këtë situatë gatishmërie. Akoma me të njëjtin orar pune, ekipet e njëjta të ekspertëve të shëndetësisë publike, prej mëngjesit deri në mesnatë e shpeshherë edhe pas mesnate, vazhdojnë të punojnë, madje pa asnjë ditë pushim, madje as për fundjavë e as për festa. Edhe pse kemi kaluar momente të vështira e të rënda gjatë gjithë kësaj kohe, të preokupuar non-stop me punë e angazhim të drejtpërdrejtë dhe me një vullnet të madh, sikur e kemi përballuar rrezikun e shikimit të situatës me skepticizëm, dhe në punë e veprim të drejtpërdrejtë sikur e kemi gjetur fuqinë e forcën që na ka dhënë shtysë e shpresë të vazhdojmë të vendosur e me përkushtim në këtë betejë të shenjtë njerëzore, duke besuar në rezultate dhe suksese në ballafaqim me pandeminë.

Si e vlerësoni situatën e sotme në përgjithësi me pandeminë?

Ramadani: Në përgjithësi situata është ende e rëndë duke pasur parasysh vështirësitë e shumfishtashumëfishta në përballim me pandeminë ku gërshetohen plot faktorë ekzistues. Situata epidemiologjike përcillet me një dinamikë të jashtëzakonshme, të pa perceptueshme për të tjerët të cilët nuk e njohin intensitetin, dhe kompleksitetin e ecurisë që përfshinë çdo pore të jetës. Është obligim i çdonjërit të kontribuojë për aq sa mundet, të lehtësojë për aq sa mundet punën e epidemiologëve dhe profesionistëve shëndetësorë kudo që janë dhe veprojnë. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin, Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, dhe Ligjin Anti COVID duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe moszbatimit të rekomandimeve.

Duhet pasur parasysh se lufta më e madhe nuk është në spitale, lufta më e madhe për luftimin e COVID-19, është tek çdo individ, qytetar i Republikës së Kosovës. Ata do ta fitojnë betejën bashkë me neve dhe ne me ata. Që ta kemi të qartë, edhe pse jemi bashkë, rolet janë të ndara, ne e kemi rolin e profesionistit shëndetësor – të rekomandojmë, të detektojmë, të diagnostikojmë, të trajtojmë, të shërojmë, Qytetarët e kanë rolin edhe më të madh, sepse janë 2 milionë, e ne jemi shumë më pak. Por, në këtë rast, fatmirësia më e madhe e kësaj situate është se ne mund ta ndihmojmë popullatën, nëse ata na dëgjojnë, dhe prandaj, ata udhëzohen të na dëgjojnë, dhe të zbatojnë rekomandimet tona.

Për të tejkaluar situatën, duhet të vetëpërmbahemi dhe t’i dëgjojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar, përndryshe nuk mund t’ia dalim dhe mosdisiplina mund të shkaktojë viktima në njerëz. Situata epidemiologjike mbahet nën kontroll për aq sa duan qytetarët t’iu përmbahen rekomandimeve dhe nuk do të jetë nën kontroll nëse qytetarët nuk iu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Këto janë dy koncepte që qytetari duhet t’i kuptojë. Është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar strategjia dhe për t’u zbatuar masat.

Sa janë shpresëdhënëse vaksinat që tashmë kanë filluar të prodhohen për pacientët?

Ramadani: Vaksinat janë preparate biologjike të cilat konsiderohen si mjeti më i mirë, më i lirë dhe më efikas në luftë kundër sëmundjeve ngjitëse. Vërtetë është punuar mjaft dhe me një teknologji të re në prodhimin e vaksinave të reja. Sa janë shpresëdhënëse do të tregojë koha. Aktualisht vaksinat e testuara duken të jenë të sigurta dhe efikase. Sa do të mbrojnë dhe sa do të zgjasë imuniteti do të shihet muajt në vazhdim. Kosova tashmë është në rrugë të mirë që vitin tjetër të vaksinojë popullatën sipas prioriteteve, duke filluar nga punëtorët shëndetësor, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Cilat janë parashikimet tuaja për vitin që po vjen lidhur me COVID-19, kur mendoni se bota do të fillojë të frymojë lirshëm “pa maska”?

Ramadani: Bota nuk ka qenë në një situatë të ngjashme të ballafaqimit me një pandemi në historikun e saj që prej gripit spanjoll. Askush nuk ka mundur të ballafaqohet në mënyrë kuptimplote me pandeminë dhe akoma ka vështirësi të mëdha në luftën kundër saj. Këto vështirësi do të vazhdojnë të shfaqen në vende të ndryshme edhe për një kohë varësisht nga zbatimi i masave në çdo vend dhe mbulimi me vaksinë dhe krijimi i imunitetit kolektiv. Por, ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, sepse padyshim ky virus do të vazhdojë të bashkëjetojë me ne.

Bartja apo jo e maskave pas vaksinimit në shkallë të gjerë do të jetë vendimmarrje individuale në raport me shëndetin e gjithësecilitgjithsecilit, përderisa nuk do të ketë ndonjë rrezik të shpërndarjes masovike të rasteve. Duke pasur parasysh se tashmë jemi ballafaquar me pandeminë qysh nga janari i këtij viti dhe kemi suksese evidente dhe të matshme me indikatorët epidemiologjik, gjithsesi se në këtë kronologji kohore kemi fituar përvoja të reja dhe kemi bërë edhe përgatitjet e nevojshme për t’u ballafaquar edhe me ndonjë valë tjetër të COVID-19.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të shfaqjes së rasteve të reja, por të gjithë profesionistët shëndetësor duhet të jenë në krye të detyrës duke përmbushur të gjitha obligimet ligjore, profesionale dhe etike, si dhe të përmbushen të gjitha rekomandimet për luftimin e COVID-19. Kjo është kthesa e madhe historike e cila nganjëherë është për t‘u studiuar dhe analizuar nga të gjithë me kujdes.

Nuk thonë kot se historia është mësuesja e jetës dhe kjo histori afatshkurtër e jona është një mësuese e jetës. Çështjen profesionale të menaxhimit të pandemisë, të informimit të mediave, informimit të popullatës duhet lënë epidemiologëve dhe profesionistëve të shëndetit publik. Viti i ardhshëm është e pritshme të jetë vit i aplikimit të gjerë të vaksinës dhe bashkë me masat e tjera të gjera të ndëmarrandërmarra na mbetet të shohim si do të shkojë më tutje rrjedha e pandemisë.

Gjatë pandemisë u ndërruan edhe dy qeveri, sa ka ndikuar ndërrimi i qeverive në punën tuaj, por edhe të institucionit që ju e drejtoni për t’u ballafaquar me pandeminë?

Ramadani: Për të matur çdo fenomen e aq më tepër një impakt të faktorëve në një pandemi të tillë me shumë të panjohura është shumë vështirë. Sidoqoftë, faktori politik mund të ketë ndikim në të gjitha poret e jetës, varësisht nga qasjet dhe këndvështrimet e gjithësecilitgjithsecilit, që nganjëherë dalin prej konturave të të menduarit logjik dhe rrëshqasin në miopi dhe njëanshmëri. IKSHPK ka pasur bashkëpunim të ngushtë dhe të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë gjatë gjithë vitit, sikur erdhe me të gjitha institucionet e tjera në nivel vendi dhe nivele lokale.

Nuk duhet harruar se ne jemi profesionistë dhe kemi bërë punën tonë të pavarur. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si institucion i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës me veprimtarinë e vet ka për mision të implementojë me sukses strategjinë e shëndetit publik e në këtë kohë në veçanti strategjinë e parandalimit dhe mbrojtjes nga pandemia COVID-19.

Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një nga sektorët më të ndjeshëm shoqëror. Të ballafaquar me një ekonomi të dobët dhe buxhet të pamjaftueshëm, deri tani investimi në shëndetësi ka qenë me një buxhet historik “shabllon“. Në këtë situatë pacientët nuk kanë arritur të marrin gjithmonë shërbimet komplete dhe cilësore, e profesionistët sikur nuk janë përfillur në vlerat e tyre të vërteta në raport me situatën, ku ka dallime substanciale në shpërblimin e mantelbardhëve, e në anën tjetër mungesë kushtesh elementare për punë.

Pas përfundimit të pandemisë, sigurisht do të ketë mundësi dhe të gjitha këto do të jenë motiv për t’u ulur me qasje neutrale që të diskutohet shtruar si të përmirësohet më tutje kualiteti i shërbimeve duke i dhënë prioritet shëndetësisë, si njëra prej degëve më rentabile të ekonomisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme