Kreu i Rahovecit shkon në Vërmicë për t’i nderuar viktimat e aksidentit në Kroaci

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, ka shkuar në pikën kufitare në Vërmicë për t’i nderuar viktimat e aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, raporton Ekonomia Online.

“Trupat e pajetë janë afër dhe dola në shenjë respekti mirënjohje dhe solidarzimi. Ne i kemi 10 qytetarë që kanë vdekur, dy janë nga komuna jonë. Njëra nga viktimat ëhstë 18-vjeçarja Anjeza Bellanica dhe 40 vjeçari Kujtim Kastrati nga Malësia e Madhe. Ata me siguri do të ndalojnë në morgun e spitalit të Prizrenit dhe do t’iu dorëzohen familjeve për varrim. Mendoj që për 15-20 minuta do të jenë në Vërmicë”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme