Kritere të reja rreth Kartonit të Gjelbër

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 08:29 | Nga

Pavarësisht premtimeve të Byrosë Evropiane që ta hapë një zyrë në Kosovë, përmes së cilës do të mundësonte shitjen e Kartonit të Gjelbër dhe qytetarëve do t’u mundësohej të lëvizin në vendet e tjera anëtare pa tarifë kufitare, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Së fundmi Byroja Evropiane ka kërkuar nga pala kosovare të hyjë në negociata me byrotë e vendeve tjera anëtare të Këshillit, ku një gjë e tillë, sipas përfaqësuesve të Byrosë Kosovare, është e pamundur.

Rrahim Pacolli, udhëheqës në bisedimet rreth Kartonit të Gjelbër, ka thënë se Byroja Evropiane po cakton kritere të tjera. Ai thotë se ky premtim tash e sa kohë ka mbetur në heshtje.

“Ne kemi pasur premtimin për ta hapur një zyrë të Byrosë Evropiane në Kosovë. Për këtë arsye ne kemi organizuar edhe dy seminare në Prishtinë me Këshillin e Byrosë, ku kanë qenë përfaqësues edhe byrotë tjera të vendeve të Evropës dhe na është premtuar edhe publikisht prej atyre se do të hapin një zyrë që qytetarët e Kosovës do të mundë të pajisen me Karton të Gjelbër.

Kjo ka qenë para Marrëveshjes së Serbisë për Lëvizje të Lirë, por pasi që u arrit marrëveshja me Serbinë këtë e kanë lënë si në heshtje, nuk kanë punuar në këtë drejtim, por kanë kërkuar që pala kosovare të bisedojë me byrotë e vendeve tjera dhe kjo nuk është e mundshme, pasi që Këshilli i Byrosë Evropiane vendos për këtë çështje dhe kjo ka mbetur në heshtje nga ana e tyre”, ka thënë ai./Zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme