Kriza pas pandemisë, BE-ja i jep Kosovës edhe 26.5 milionë euro

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog kanë nënshkruar një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro që ka për qëllim përkrahjen e qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Szunyog ka thënë se në këto kohë të vështira BE qëndron pranë Kosovës.

“Përkrahja emergjente e BE-së për Kosovën për ta ndihmuar që të përballet me pandeminë COVID-19 arrin në 160 milionë euro dhe kjo shifër nuk përfshin mbështetjen rajonale nga BE-ja që është më shumë se 400 milionë euro”.

“Këto janë kohë të vështira, por ne jemi bashkë në këto kohë të vështira. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”.

Kryeministri Hoti falënderoi qytetarët dhe taksapaguesit e BE-së për mbështetjen e deritanishëm e sidomos gjatë këtij viti derisa po përballemi me problemet ekonomike dhe sociale si rezultat i pandemisë Covid-19.

‘’Jemi të lumtur që ekipet tona kanë punuar së bashku gjatë kësaj kohe për të siguruar që Kosova t’i përmbushë disa kërkesa specifike për ta marrë këtë mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, e cila është më se e nevojshme në fund të vitit për t’i ndihmuar grupet specifike të qytetarëve tanë, përfshirë bizneset dhe për ta mbushur buxhetin e pakësuar për shkak të situatës momentale me pandeminë COVID-19’’.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme