KRU “Gjakova” apelon te qytetarët e fshtatit Cermjan, të mos keqpërdoret uji

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” përmes një komunikate për medie ka apeluar te qytetarët e fshatit Cermaj që të mos keqpërdoret uji.

Konsumatorët e fshatit Cermjan të cilët gjithsejtë janë 326 konsumatorë, kohëve të fundit shpenzojnë mbi 1100. M3 në 24 orë, duke marrur 3.M3 për konsumatorë që është një shpenzim enorm duke qenë se e mjaftueshme është 1. M3 në 24 orë për familje, thuhet në komunikatën e KRU “Gjakova”.

Komunikata e plotë:

Njoftojmë konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm.

Me theks të veçantë  njoftojmë konsumatorët e fshatit Cermjan,  që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm dhe keqpërdorim të ujit  në këtë zonë.

Banorët e fshatit Cermjan e dinë më së miri se sa kanë hequr për ujë të pijes, derisa janë kyçur në rrjetin e Ujësjellësit KRU “Gjakova”, dhe tani ky keqpërdorim është i pandershëm dhe i papërgjegjëshëm.

Konsumatorët e fshatit Cermjan të cilët gjithsejtë janë 326 konsumatorë, kohëve të fundit shpenzojnë mbi 1100. M3 në 24 orë, duke marrur 3.M3 për konsumatorë që është një shpenzim enorm duke qenë se e mjaftueshme është 1. M3 në 24 orë për familje.

Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve, pikat më të larta siq është lagjja “Lumaj” kohë pas kohe mbesin pa furnizim me ujë të pijes.

Andaj  me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë  konsumatorët,  Kompania  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”  apelon që të racionalizohet  shpenzimi  i ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.

Gjithashtu njoftojmë konsumatorët e fshatit Cermjan të cilët posedojnë rezervuar do të urdhërohen që të vendosin ujëmatës në hyrje të rezervuarëve.

KRU “Gjakova” ka për detyrë të parandalojë dhe të pengojë çdo derdhje të pa kontrolluar të ujit në sipërfaqe publike si dhe keqpërdorimin e ujit të pijes.

Për mos respektim ndaj  ndalesave,  personat që identifikohen  nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të  ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.

Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij.

Të ngjashme