KRU “Gjakova” bën thirrje për shpenzim racional të ujit

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpenzojnë ujin e pijes në mënyrë racionale.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani ka apeluat te qytetarët që ta kursejnë ujin, në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.

Njoftimi i plotë:

Beteja për të siguruar ujin në shumë rajone të botës është një sfidë e vërtetë.

Jeni mirënjohës për këtë dhunti që posedoni për çdo ditë.

Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, mos e keqpërdorni atë, ndihmoni që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.

Kurseni ujin që ta keni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme