KRU “Gjakova” ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë së fundmi ka nxjerr ndryshimin dhe plotësim e Rregullores nr. 06/2016, për Ndërprerje nga Shërbimet e Ujit në Kosovë, në mbështetje të Rregullores nr. 14/2022.
Kësaj rregullore i është shtuar të cilës nen i ri 18A i cili parasheh si në vijim:
Neni 18\A
Shfrytëzimi i paautorizuar i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit

  1. Çdo person fizik apo juridik që në mënyrë të paautorizuar merr, përdorë, devijon, shfrytëzon, ose përfiton nga lidhjet ose rilidhjet në rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve, me qëllim të rikthimit të humbjeve do të ngarkohet me sasinë e llogaritur të ujit të humbur si pasojë e shfrytëzimit të paautorizuar.
  2. Çdo person fizik apo juridik të cilët nuk kanë lidhje të autorizuar për kyçje, ofruesi i shërbimeve në emër të dëmit të shkaktuar dhe me qëllim të rikthimit të humbjeve, do të ngarkoj me sasinë e ujit të humbur, duke u bazuar në përllogaritjen e dëmit të shkaktuar, të cilët do të faturohen si në vijim:

• Konsumatorët institucional, në sasi prej 9,141 m3;
• Konsumatorët komercial me biznese të mëdha (industrial), në sasi prej 12,780 m3;
• Konsumatorët komercial me biznese të mesme, në sasi prej 2,077 m3;
• Konsumatorët komercial me biznese të vogla, në sasi prej 214 m3;
• Konsumatorët shtëpiak të zonave urbane, në sasi prej 335 m3;
• Konsumatorët shtëpiak të zonave rurale gjysmë-rurale, në sasi prej 343 m3;
• Konsumatorët shtëpiak në apartamente (banim kolektiv), në sasi prej 230 m3.
Kushdo që bën shkelje sipas paragrafit 1 të këtij neni, ofruesi i shërbimeve përveç që do t’i ndërmerr veprimet e parapara, duhet të paraqet edhe kallëzim penal në prokurorinë kompetente.
Apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU “Gjakova”.

Të ngjashme