KRU “Gjakova” kërkon nga konsumatorët të paguajnë borxhet, thotë se detyrohet t’i dërgojë të përmbaruesi

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” kërkon nga konsumatorët të paguajnë borxhet, thotë se detyrohet t’i dërgojë të përmbaruesi  

Kompania e ujësjellësi “Gjakova”, përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të paguajnë borxhet për shpenzimin e ujitë pijes.

Në të kundërtën kompania ka paralajmëruar se në të kundërtën do të detyrohet t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesit.

Njoftimi i plotë:

KRU “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët (amvisëri, biznese dhe institucione), në njësitë Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, se konsumatorët të cilët  kanë borxhe ndaj kompanisë në vlerë mbi 100 Euro, duhet të kryejnë pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar, ndryshe  përkundër dëshirës sonë, jemi të detyruar   të vazhdojmë procedurat e dërgimit të borxhlinjëve tek përbaruesit privat.

KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme