KRU “Gjakova” ndërron rrjetin e azbestit në Rahovec me gypa PVC

Gjakovë | 25 Tet 2022 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KRU) “Gjakova” ka njoftuar se në vazhdimësinë e punëve paralele në kuadër të bashkëpunimit të mirë që ka me Komunën e Rahovecit po realizohen projekte të rëndësishme për këtë komunë.

“Këto ditë është bërë ndërrimi i rrjetit nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri me Gypat RC PVC tek “Sheshi Republika” në qytetin e Rahovecit, është intervenuar në afërsisht 100 metra gjatësi të rrjetit”.

“Ky projekt është realizuar nga KRU “Gjakova”- Njësia Operative në Rahovec në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit”, bëhet e ditur në njoftimin për medie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme