KRU “Gjakova” në teren, idenftifikon keqpërdorime të ndryshme

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren duke ekzekutuar planin në rritjen e  efektshmërisë, nëpërmjet ekipeve tona përkatëse, në të gjithë zonën e shërbimit, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.

Vetëm gjatë këtyre ditëve ekipa e kontrollës gjatë inspektimit, ka identifikuar 6 kyçje ilegale në rrjetin tonë të ujësjellësit, Gjakovë 2, Cermjan 1, si dhe Piran 3. Ndaj personave përgjegjës  KRU “Gjakova” do të inicojë procedurat ligjore.

Ju kujtojmë se çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ekipet tona vazhdojnë punën në teren në identifikimin e këtyre rasteve, ndaj të cilëve do hapen edhe procedura ligjore konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi.

Apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i  Ujësjellësit të KRU “Gjakova”.

Të ngjashme