KRU “Gjakova” përdor testime për mbikqyerjen e cilësisë së ujit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Një nga objektivat e mbikqyerjes nga laboratorët e akredituar të KRU “Gjakova” sh.a është dhe sigurimi i kualitetit të ujit në rrjetin shpërndarës. Kësaj mbikqyerje i paraprin procedura e mostrimit, e më pastaj ajo e testimit dhe analizimit të mostrave sipas metodave standarde të akreditimit të laboratorëve.

Procesi i mostrimit përveç se bëhet në Impiantin e Trajtimit të Ujit gjatë 24 orëve në të gjitha fazat e trajtimit të ujit, ky proces kryhet edhe në mbi 100 pika mostrimi të rrjetit shpërndarës, që furnizohen me ujë nga ky impiant, duke përfshirë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, po ashtu dhe ujërat e disa burimeve në këto komuna. Numri i këtyre pikave është proporcional me numrin e konsumatorëve.

Testimet më të rëndësishme që përdoren në mbikqyerjen e cilësisë së ujit janë:

-Mostrimet mikrobiologjike (hetimi i kualitetit të ujit përmes indikatorëve bakteriologjikë).

-Mostrimet për kualitetin fizik të ujit (temperatura, era, ngjyra, shija, turbiditeti, konduktiviteti, ph, etj).

-Mostrimet për hulumtimin e kualitetit kimik të ujit të pijes (klori i lirë, amoniaku, nitratet, nitritet, hekuri, mangani, alumini, kloridet etj).

Vlen të theksohet se edhe në ditët që kaluam dhe po kalon vendi ynë, kontrolli dhe monitorimi i cilësisë së ujit nuk ka munguar, puna jonë ka vijuar normalishtë duke sjellur ujë të pastër dhe cilësorë në krojet tuaja, gjithmonë duke respektuar rekomandimet nga IKSHP.

Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë
Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë
Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë

Të ngjashme