KRU “Gjakova” posedon 19 pika ku qytetarët mund t’i bëjnë pagesat

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Gjakova’’ ka njoftuar se në të gjithë zonën e saj të shërbimit posedon 19 pika arkëtimi, në mënyrë që konsumatorët të kenë qasje më të afërt në kryerjen e pagesave si dhe të marrin shërbimet që ju nevojiten.

Në Komunën e Gjakovës ndodhen zyret qendrore te KRU “Gjakova” saktësisht në Rr:”UÇK”.

Po ashtu në Komunën e Gjakovës kompania posedon dhe 8 pika të shitjes ku ju mundë të kryeni pagesat tuaja.

1.Pika e shitjes në Rr: “Bardhyl Çaushi “ (Te shkolla “Zekeria Rexha”).

2. Pika e shitjes në Rr: ”Mbretëresha Teuta” (Te Kedsi).

3. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” ( Objekti i Postës).

4. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” (Përballë Stacionit Policor).

5. Pika e shitjes në Rr: ”Anton Qeta” (Banesat Kineze).

6. Pika e shitjes në Rr: ”Konferenca e Bunjajt” (Posta në Sheshin “Agron Rama”).

7. Pika e shitjes në Rr: ”Vëllezërit Frashëri”(Lagjja e Hadumit).

8. Pika e shitjes në Rugovë në Rr: “Haxhi Hoti”.

                                                                     Reka e Keqe

Po ashtu në njësinë e Rekës së Keqe, KRU “Gjakova” posedon Objektin Administrativ në Fshatin Batush si dhe Piken e shitjes në Fshatin Ponoshec saktësisht në Rr: ”Ramiz e Shefqet Rexha”.

                                                    Rahovec

Objekti i Drejtorisë së KRU “Gjakova” në njësinë e Rahovecit ndodhet në  Rr: “Shejh Myhedini”, po ashtu në këtë komunë, kompania posedon dhe 4 pika të shitjes:

1. Pika e shitjes në qendër të qytetit të Rahovecit në Rr: ”Selajdin Mullaabazi” (Posta Kryesore).

2. Pika e shitjes në fshatin Rdostë në Rr: ”Skender Kastrati”

3. Pika e shitjes në fshatin Ratkoc në Rr: ”Qazim Myftari”.

4. Pika e shitjes në Xërxë në Rr: ”Egzodi 99”.

                                                             Prizren

Objekti I drejtorisë së KRU “Gjakova” në njësinë e Prizrenit ndodhet në Rr: ”Wesley Clark” (Ortakoll).

Po ashtu në këtë njësi, KRU “Gjakova” posedon dhe  3 Pika të Shitjes;

1. Pika e shitjes në Krushë të Madhe në Rr: ”Fitim Duraku”.

2. Pika e shitjes në Piranë në Rr: ”Çlirimi”.

3. Pika e shitjes në Romaj në Rr: ”Gjimnazisti”.

Kryeni ç’do muaj pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar, po ashtu ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit me këste duke paguar 20% nga borxhi i përgjithshëm.

Të ngjashme