KRU “Gjakova”: Sigurimi i fondeve për rehabilitim e kolektorëve, e zgjidh problemin me kanalizim në Gjakovë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur në bazë të Projektit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura faza 3, i cili është bashkëfinancim me Komunën,  sipas kontratës është parashikuar ndërrimi i kolektorëve 1dh 2 të Komunës së Gjakovës.

Mirëpo për shkak të mungesës së mjeteve, projekti për rehabilitimin e kolektorëve është ndërprerë deri në sigurimin e fondeve për këtë rehabilitim, i cili konsiston në zgjidhjen e përhershme të problemit me kanalizim në Komunën e Gjakovës.

“Vlen të cekët se kanalizimi fekal dhe atmosferik i Komunës së Gjakovës, si asete,  ende nuk kanë kaluar në menaxhim të KRU “Gjakova”. Pavarësisht kësaj  neve si kompani në bashkëpunim  me Komunën jemi mobilizuar të bëjmë zgjidhje alternative, të përkohshme meqenëse është problem më emergjent, dhe tua lehtësojmë situatën  sado pak banorëve. Përmes  intervenimit të sotëm  është  bërë zbrazja e pusetave nëpërmjet pompave”, thuhet në komunikatë.

 “Ndërsa hapat që do ndërmerren për zgjidhje afatgjate është  devijimi i ujërave të ndotura nga  kolektori nr.1 në kolektorin nr. 2, për të mundësuar zgjidhjen e problemit me kanalizim në rrugën Ali Hadri. Punimet do të nisin sapo të mbyllen intervenimet aktuale në Rr: Bardhyl Çaushi, për shkak të çështjeve teknike”, thuhet më tej në komunikatë.

Të ngjashme