KRU “Gjakova” thirrje konsumatorëve për kujdes ndaj ujëmatësve, pas rënies së temperaturave

Gjakove | 10 Mar 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova”, u ka bërë thirrje klientëve që të kenë kujdes më ujëmatësit pas rënies së temperaturave.

Kjo kompani ka apeluar  tek ata që ujëmatësit  i kanë të vendosura në ambientet e hapura t’i mbështjellin mirë pajisjet.

“Me rënien e temperaturave KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.

Mbështillni mirë ujëmatësit  tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në apelin e KRU “Gjakova”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme