KRU “Gjakova” u bën thirrje konsumatorëve të paguajnë borxhet

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se është duke bërë shpërndarjen e vërejtjeve për ndërprerjen e shërbimeve të ujit, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe mbi 200 euro.

Sipas kompanisë edhe përkundër kësaj ata që nuk i kanë paguar borxhet, nuk i janë përgjigjur ftesës për riprogramim të borxhit, prandaj edhe do të fillojë me çkyqje dhe përcjellje te përmbaruesi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke shpërndarë  Vërejtje për Ndërprerje të Shërbimeve të Ujësjellësit, ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 200 euro, për t’i njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi.

Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes për Ndërprerje të Shërbimeve të Ujësjellësit”, në afat prej 5 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyrat tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj  borxhit ose riprogramimit të tij me këste duke paguar 10% të borxhit.

Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 5 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar  të inicojmë “Vendimin për Çkyçje” si dhe të ngrisim  procedurat  përmbarimore,  tek Përmbaruesit Privat.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, siç janë taksat përmbarimore, tarifat e çkyçjes dhe rikyçjes, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për të gjithë zonën e shërbimit të KRU “Gjakova”,

Gjakovë, Rahovec, Prizren.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme