KRU “Gjakova” vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” është duke vazhduar të investojë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Përmes një komunikate për medie thuhet se ësht vendosur gypi i ri në rrugën “Bujar Roka 2”.

Komunikata e plotë

Vendosja e Gypit të Ri në rrugën “Bujar Roka 2”.

Me rastin e punimeve në Rrethrrotullimin e Ri në rrugën “Bujar Roka 2” nga Kuvendi Komunal-Gjakovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është mobilizuar  që paralelisht të intervenojë në ndrrimin e gypit të vjetër nga çeliku, duke e zëvëndësuar me gypin e ri nga Politileni, PE 100 RC DN 250\10 BAR, L=165M.

Arsyeja e këtij  intervenimi është zëvëndësimi i gypit të vjetër ekzistues  me gypin e ri më cilësor  fi 250.

KRU “Gjakova” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët tanë!

Të ngjashme