KRU “Prishtina”: Mbroni rrjetat e kanalizimit, kjo gjendje e pamundëson funksionimin e mirëfilltë

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”, kanë vazhduar me mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza, të cilët çdo ditë intervenojnë në mbi 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit, pastrim pusetash, zhbllokime të kanalizimit , vendosje të kapakëve.

E për këtë, KRU “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i hedhin mbeturinat në kanalizime.

Komunikata e plotë:

Ruajtja dhe mbrojtja e rrjetit të kanalizimit , e domosdoshme për një ambient të pastër dhe jetë të shëndetshme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza çdo ditë intervenojnë në mbi 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit, pastrim pusetash, zhbllokime të kanalizimit , vendosje të kapakëve ,etj.

Në këto fotografi shihet pastrimi i pusetave në rrugën “Shote Galica”, nga mbeturina e materiale të ndryshme, të ngurta e të lëngëta.

Kjo gjendje e rëndë, e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të kanalizimeve.

Të ngjashme