KRU “Prishtina”: Në gypat dhe pusetat e kanalizimeve janë gjetur mbetje të asfaltit

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar se është duke punuar rregullisht në mirëmbajtjen e pusetave dhe gypave.

Sipas kësaj kompanie këto puseta dhe gypa po mbyllen si pasoje e papërgjegjësisë së ekipeve që po nderojnë rrugë.

Sipas një komunikate të kësaj kompanie në rrugën ” Azem Jashanica ” në lagjen Arbëria të kryeqytetit janë gjetur mbetje të asfaltit në gypat dhe pusetat e kanalizimit.

Komuniaktë e plotë e tyre:

Ruajtja dhe mbrojtja e rrjetit të kanalizimit , e domosdoshme për një ambient të pastër dhe jetë të shëndetshme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza çdo ditë po intervenojnë në mbi 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit, pastrim pusetash, zhbllokime të kanalizimit , vendosje të kapakëve ,etj.

Në këto fotografi shihen puna e pandalshme e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit gjatë ditës së sotme , në rrugën ” Azem Jashanica ” në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Kjo gjendje e rëndë , e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të kanalizimeve.

Kjo gjendje është shkaktuar nga mbetjet e asfaltit nga ndërtimet e rrugëve që po realizohen nga ndërtues të ndryshëm.

Mbetjet e asfaltit në gypa dhe puseta të kanalizimit!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme