KRU “Prishtina” njofton se ka zgjatur orarin e punës në departamentin për konsumatorë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

KRU ”Prishtina” sh.a./ Departamenti për konsumatorë, njofton konsumatorët e rajonit të Prishtinës se duke filluar nga data 8 korrik deri më 31 gusht 2019, ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera.

Kjo është bërë tek zyra për konsumatorë në drejtorinë e ujësjellësit, pika e shitjes në lagjen “Ulpiana” dhe pika e shitjes te Komuna e vjetër e Prishtinës.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe nëpër njësitë e tjera operative. Kështu, orari i punës në këtë departament do të jetë nga ora 08:00-18:00 ( gjithsej 10 orë), derisa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-16:00 (gjithsej 7 orë). Diaspora, e dimë se përbën një element tejet të rëndësishëm në vendin tonë dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale, kulturore gjithnjë me fokus rolin e saj kontributdhënës nga vitet e 60-ta e deri më sot në liri. Pra, arsyeja e zgjatjes së orarit janë bashkëatdhetarët tanë, pa i përjashtuar asnjë moment edhe konsumatorët e tjerë të KRU,,Prishtina,, sh.a. Kjo, për arsye që atyre t’iu krijojmë lehtësira në kryerjen e obligimeve që kanë ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë qëndrimit në atdheun e tyre”, thuhet në njoftim.

Përveç pagesave ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ata në këtë departament mund të marrin edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa, qoftë teknike apo komerciale, varësisht nga organizimi i punëve të tyre.

Të ngjashme