“KRU Prishtina” përkrah të punësuarit e ndërmarrjes në zbatimin e masave kundër virusit COVID -19

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Duke e marë për bazë situatën në të cilën ndodhet aktualisht vendi ynë, shqetësimin dhe sfidat në përballjen me virusin e panjohur për njerëzimin COVID-19, gjatë ditës së sotme në përkrahje të menaxhmentit dhe të të gjithë të punësuarve të KRU,, Prishtina,, sh.a. qëndroi dhe mbajti takim edhe Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes.

Ata, si çdoherë shprehën vullnetin e tyre që tu dalin në ndihmë qytetarëve/ konsumatorëve, përmes mbështetjes së ofruar punëtorëve dhe menaxhmentit të lartë të kompanisë në ofrimin e shërbimeve.

Edhe pse kohë e vështirë, drejtorët e bordit përgjatë takimit gjetën një moment të veçantë që tu japin nga një mirënjohje  nëntë punëtorëve të pensionuar duke i falënderuar për kontributin e tyre dhënë ndër vite në ujësjellësin e Prishtinës.

Bordi i Drejtorëve të KRU,, Prishtina,, sh.a. bashkërisht me stafin e ujësjellësit janë duke e zbatuar secilën masë parandaluese të përhapjes së coronavirusit bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ata, në të njëjtë kohë u sigurojnë të punësuarve përkrahje për ta tejkaluar këtë sfidë dhe u dërgon mesazh të qartë konsumatorëve se furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë do të jetë në krojet tuaja pandërprerë, me përjashtim të rasteve / defekteve në rrjet që mund të ndodhin papritur e që do mund të detyrohemi të ndërpremë për kohë të caktuar, deri në sanime.

Bashkërisht do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Kujdes të shtuar por , assesi panik!

Të ngjashme