KRU ” Prishtina ” vazhdon me dërgimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve  kërkon nga konsumatorët që, të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit,  në vazhdimësi.

KRU “ Prishtina ” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

Për 4 muaj ( janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1500  lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Të ngjashme