Kryekomandanti i kampit “Bondsteel” mban ligjeratë në xhami, takohet me imamin Maliqi

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Imami Labinot Maliqi është takuar sot me Kryekomandantin e kampit amerikan “Bondsteel”, Lt. Kolonel, Matthew DiNenna.

DiNenna mbajti një ligjeratë përpara besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Maliqi ka falendëruar DiNennan, duke theksuar kontributin e ushtrisë amerikane në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“E falenderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë” ka shkruar Maliqi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres Komandantin kryesor të Kampit Amerikan ”Bondsteel” mikun tim, Lt. Kolonel Matthew DiNenna, i cili mbajti një ligjeratë para besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E falenderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë.

E falenderoj Zotin që e ka bekuar shtetin tonë me miq të vërtetë dhe me mbështetësit më të mëdhenjë siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E lus të Plotfuqishmin që asnjëherë mos të na privoj nga mbështetja e tyre.

Të ngjashme