Kryekuvendari Konjufca bëri homazhe në nderim të këngëtarit Ismet Bogujevci

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, në ceremoninë komemorative të mbajtur në Teatrin Kombëtar, bëri homazhe dhe vendosi lule para arkivolit të doajenit të muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.

Me këtë rast, në emrin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të këngëtarit Ismet Bogujevci, si dhe komunitetit artistik të Kosovës.​

Të ngjashme