Kryekuvendari Konjufca uron komunitetin egjiptian për Ditën e tyre memoriale

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar komunitetin gjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptianëve.

“Republika e Kosovës është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie.

Komuniteti egjiptian, sikur edhe komunitetet tjera, është pjesë përbërëse e zhvillimit dhe emancipimit tonë politik e shoqëror.

Duke iu uruar për Ditën tuaj, zotohemi se së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca. ​

Të ngjashme