Haradinaj: Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Poashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, January 27, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme