Kryeministri Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 08:59 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot ushtarët e ShBA-së që kanë rënë për liri.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka postuar një shkrim, të shoqëruar me një fotografi, për ushtarët ku shihet i përulur para varreve të tyre diku në Amerikë.

Postimi i Haradinajt:

Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbron këto vlera. Zoti e bekoftë Amerikën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme