Kryeministri Haradinaj priti në takim presidentin e Institutit Kombëtar për Demokraci, Derek Mitchell

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, presidentin e Institutit Kombëtar për Demokraci, Derek Mitchell, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar këto raporte si shumë të fuqishme.

Kryeministri Haradinaj, e uroi presidentin e NDI për marrjen e detyrës duke u bërë presidenti i tretë i këtij instituti.

Instituti Kombëtar për Demokraci ka ndihmuar në vazhdimësi Institucionet e Kosovës, për forcimin e vlerave demokratike, gjithpërfshirjen dhe forcimin e mbikëqyrjes legjislative nga Parlamenti.

Kryeministri Haradinaj përmendi në këtë takim edhe prioritetet e Qeverisë, derisa shtoi se Kosova qëndron fuqishëm krah vendeve të botës të prirë nga ShBA-ja dhe se aspiratat e saj janë anëtarësimi në BE dhe NATO.

Sa i përket bisedimeve me Serbinë, kryeministri Haradinaj, shtoi se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun, për njohje reciproke në kufijtë aktual.

Në këtë takim, të dyja palët u pajtuan se  vendi po shënon progres të vazhdueshëm në avancimin e vlerave demokratike dhe institucioneve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme