Kryeministri Hoti i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit të ndjerë Bedri Sadiku

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjerë Bedri Sadiku.

E nderuara familje Sadiku,

I nderuar komunitet i gazetarëve,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Bedri Sadiku, i cili me punën e  tij të palodhshme për dekada me radhë, njoftoi opinionin për  shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.

Puna dhe angazhimi i tij në gazetën Rilindja në Prishtinë gjatë viteve të ‘80-ta dhe pastaj gjatë viteve të ‘90-ta në Tiranë dhe Shkup, ishte kontribut i çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare shqiptare.

Ikja në amshim e doajenit të gazetarisë kosovare Bedri Sadiku, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

E nderuara familje Sadiku dhe gjithë komuniteti i gazetarëve, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! 

Të ngjashme