Kryeministri Hoti: Me gjasë kushdo që ka marrë pjesë në tubimet e mbrëmshme është prekur me COVID-19

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kushdo që ka marrë pjesë nëpër qendrat në kundërshtim me vendimet e Qeverisë me gjasë është prekur nga COVID-19.

Hoti ka shkruar se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë.

“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Kryeministri.

Ai ka paralajmëruar se kollapsimin e sistemit shëndetësor nëse vazhdon rritja e numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

“Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim”, ka shkruar Hoti.

Të dashur qytetarë,Dje ne e uronim njëri tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 1. August 2020

Të ngjashme