Kryeministri Hoti priti drejtueset e shoqatave për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të kryesuara nga znj. Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Në këtë takim, kryeministri Hoti premtoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për veprimtarinë e rëndësishme të këtyre shoqatave, të cilat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale dhe të torturës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, znj. Feride Rushiti theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për të gjithë personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aparati shtetëror serb, u tha në këtë takim, ka kryer krime sistematike dhe të organizuara ndaj civilëve shqiptarë, ndërkohë që asnjë kryerës i krimeve seksuale dhe torturave ende nuk është gjykuar nga drejtësia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme