Kryeministri i drejtohet Bërnabiqit: Marre se çfarë kërkese i bëre Shqipërisë

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 10:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, duke thënë se përderisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100% ndaj produkteve serbe nuk do të largohet, raporton Ekonomia Online.

Hardinaj ka theksuar se Bërnabiq pa “marre” i kishe bërë thirrje Shqipërisë ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën nëpërmjet një letre dërguar Serbisë, në një përpjekje për të shkaktuar përçarje mes Kosovës e Serbisë.

“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardh marre të ja dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes. Pra përderisa Serbia ka kësolloj qasje atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri këto komente i bëri teksa mori pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”.

Të ngjashme