Edi Rama dekoron me medaljen e artë Task Forcën e FSK-së

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë „Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional“ njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë.  

Medaljen e Artë, dedikuar nga kryeministri i Shqipërisë e pranoi sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.  

Në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, z. Rama; thuhet: „Medalje për Vlerësim Profesional i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme