Kryeministri Kurti merr dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë për të marrë dozën përforcuese kundër COVID-19.

Krahas vaksinës kundër COVID-19, njëkohësisht dhe në të njëjtën qendër të vaksinimit, kryeministri Kurti mori edhe vaksinën kundër gripit sezonal.

“Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët” u shpreh ai. Kryeministri Kurti po ashtu bëri thirrje që të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës pasi të kenë kaluar gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Ajo jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme