Kryeministri Kurti nuk del në punë, kishte kontakt me një zyrtar të prekur me Coronavirus

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kurti ka shkruar në Facebook se njëzyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka thënë i njejti.

Kurti ka shkruar se do t’i kryejnë punët nga largësia me përkushtimin e njejtë.

“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme