Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj.

Kryeministri Kurti e vlerësoi “Zërin e Amerikës” si zë të informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj. Në veçanti, ai e vlerësoi angazhimin e Biberaj si historian dhe gazetar me përvojë 40-vjeçare.

U theksua roli i “Zërit të Amerikës” për përhapjen e lirisë dhe demokracisë dhe për forcimin e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i shërbimit në gjuhën shqipe të “Zërit të Amerikës”, Arben Xhixho dhe korrespodenti i “Zërit të Amerikës” në Kosovë, Leonat Shehu.

Të ngjashme