Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.

Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite.

Të ngjashme