Kryeministri Kurti takohet me drejtorin e Doganave të Kosovës, Llugaliun

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.

Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.

Të ngjashme