Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Klaiqi

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 15:46 | Nga

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Klaiqi.

Mustafa, gazetarin Klaiqi e përshkruan si një njeri modest në sjellje, i çiltër e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi.

Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.

I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme